Kandidati për Guvernator të BSH-së, Gent Sejko, seancë dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë

Shqipëria

Kandidati për Guvernator të BSH-së, Gent Sejko, seancë dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë

Më: 30 janar 2015 Në ora: 11:27

Komisioni për Ekonominë dhe Financat po zhvillon të premten një seancë dëgjimore me kandidatin për pozicionin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Komisioni pasi shqyrtoi dekretin e kreut të Shtetit, po zhviilon seancen pyetje pergjigje me kandidatin qe pritet të marrë drejtimin e Bankës së Shtetit.

Presidenti Bujar Nishani dekretoi në fillim të muajit dhjetor për kreun e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejkon. Presidenti sqaronte se emri i Gent Sejkos doli përmes një procesi transparent që kreu i Shtetit hapi në një konkurs. Ai thotë se para se të vendoste ka kryer disa takime me krerët e lartë të Shtetit dhe të opozitës. Por, kjo procedurë e ndjekur nga Presidenti i Republikës, Nishani, u kundërshtua nga mazhoranca, permes kryetarit te Komisionit te Ekonomise, Erjon Brace, i cili deklaroi në datën 9 dhjetor se Guvernatori duhet të jetë edhe anëtar i Këshillit Mbikqyrës. “Ka precedent në zgjedhjen e Guvernatorit nga viti ’92. Vullneti individual nuk i shërben askujt”, tha Braçe.

Sipas procedurës, Këshilli mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë përbëhet nga 9 anëtare. Kuvendi ka të drejtën e propozimeve për 5 anëtarë të Këshillit Mbikqyrës, 3 anëtarë i propozon qeveria dhe 1 anëtar Këshilli Mbikqyrës. Ne kete menyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë i drejtuar nga zëvendësguvernatorja Elisabeta Gjoni, në mbledhjen e posaçme të zhvilluar me 19 dhjetor propozoi për postin e anëtarit të këtij organi drejtues të Bankës Qendrore, bankierin Genti Sejko. Sejko është zgjedhur me 24 dhjetor anëtar i Këshillit Mbikëqyrës te Bankës se Shqipërisë, me 111 vota pro, duke marre edhe mbështetjen e opozitës. Ky votim la të kuptohej se Sejko është pranë zgjedhjes si Guvernator i Bankës. Prej rreth 5 muajsh institucioni i vetëm që siguron stabilitetin financiar të vendit nuk ka në krye guvernatorin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat