Basha: Ne jemi forca e lirisë, ata forca destruktive

Shqipëria

Basha: Ne jemi forca e lirisë, ata forca destruktive

Më: 28 janar 2015 Në ora: 15:59

Lideri i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, ka shkruar në Facebook, se investimet e huaja në vend, po largohen nga klima armiqësore ndaj biznesit, taksat e rritura, mungesa e konkurrencës, dhunimi i pronës dhe pasiguria ligjore.

"Goditja e sipërmarrjes vendase dhe shkurajimi i investuesve të huaj kanë sjellë rënien e investimeve në nivele rekord. Për pasojë mijëra shqiptarë kanë humbur vendet e punës dhe u janë shtuar qindra mijëra të tjerëve që kërkojnë, por nuk gjejnë asnjë mundësi punësimi", theksoi Basha.

Kreu i demokratëve tha se modeli Rama-Meta i taksave të larta e tarifave të rritura në kohë krize, vazhdon t’i varfërojë qytetarët dhe vazhdon ta zhysë ekonominë. Basha u shpreh se liria ekonomike është koncepti “që na diferencon me këtë qeveri. Ne jemi forca e lirisë, ata forca destruktive e kufizimit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat