Beqaj: Testimi i mjekëve nuk shkel ligjin, bëhet për të matur boshllëqet

Shqipëria

Beqaj: Testimi i mjekëve nuk shkel ligjin, bëhet për të matur boshllëqet

Më: 27 janar 2015 Në ora: 18:27

Testimi i mjekëve nuk shkel ligjin, bëhet për të matur boshllëqet në njohuri. Kështu ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj në Komisionin e Shëndetësisë ku kjo çështje ishte në qendër të diskutimeve në mbledhjen e sotme.

“Ka ardhur koha të shikojmë realitetin në sy”- tha ministri Beqaj duke shtuar se testimi i mjekëve nuk është në shkelje me ligjin dhe se bëhet për të matur boshllëqet në njohuri.

Më tej ministri Beqaj vijoi me specifika të këtij testimi për mjekët dhe infermierët, ku theksoi se do ketë vlerësim njohurish specifik sipas vendit të punës.

“Testimi për infermierët do të ketë një pjesë teorike bazë dhe pjesa praktike do të jetë sipas specialitetit”- tha Beqaj, i cili shprehu dëshirën që ky proces të përfundojë brenda muajit Tetor të këtij viti.

“Nuk ka asnjë presion ndaj bluzave të bardha. Mjekët e spitaleve private nuk do të testohen”- tha më tej Beqaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat