Shqipëria me dy agjenda për Festat e Nëntorit

Shqipëria

Shqipëria me dy agjenda për Festat e Nëntorit

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 16:37

Bashkia e Tiranës do të ketë një agjendë tjetër, ndaras nga ajo e Qeverisë së Shqipërisë, për datën 28 Nëntor. Përderisa Qeveria feston në Vlorë Ditën e Pavarësisë, Bashkia e Tiranës bashkë me deputetë të opozitës do festojnë në Tiranë, ndryshe nga festimet e deritanishme në Tiranë.
Festimet nisin në orën 10:00 me homazhet në varrezat e Dëshmorëve të Kombit, më pas në orën 11:00 do të kryhen homazhe pranë bustit të Adem Jasharit, në orën 16:00 do të ketë sërish homazhe pranë shtatores së Ismail Qemalit dhe në orën 18:00 dhe 19:00 parashikohen koncerte në Akademinë e Arteve dhe një shfaqje te tetari Metropol.

Sa i përket datës 29 Nëntor Bashkia dhe PD nuk planifikojnë asnjë aktivitet në agjendën e tyre, pasi nuk e njohin këtë datë si Festën e Çlirimit të Shqipërisë dhe as si festimin e Natës së Bardhë (festë e huazuar në Shqipëri nga kryeministri Rama).

Në fakt datat 28 dhe 29 kanë qenë një debat i hershëm i politikës shqiptare ku e djathta feston 28 Nëntorit ( si Ditën e Flamurit dhe të Çlirimit të vendit) dhe e majta feston 28 Nëntori si Ditë Flamurit, dhe 29 Nëntorin si Ditën e Çlirimit.

Agjenda e aktiviteteve nesër më 28 nëntor:

Ora 10.00 - Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Ora 11.00 - Homazhe pranë bustit të Adem Jasharit

Ora 16.00 - Homazhe pranë shtatores të Ismail Qemalit

Ora 18.00 Në universitetin e Arteve, koncerti i Filarmonisë së Tiranës me vepra nga kompozitorët më të mirë shqiptarë, Prenk Jakova, Çesk Zadeja, Feim Ibrahimi, Kujtim Laro, Avni Mula, Hajg Zacharian; solistë, Ramë Lahaj, Eva Golemi, Maria Prifti, Gjylie Pelingu, nën drejtimin e Petrika Afezollit.

Ora 19.00- shfaqje “Ata hyjnë pa trokitur” - teatri “Metropol”, dramë shqiptare në kujtim të jetëve të sakrifikuara në ferrin komunist (hyrja pa bileta).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat