Basha: Vendi është mbërthyer nga e keqja, një vit rritje taksash, çmimesh dhe varfërie

Shqipëria

Basha: Vendi është mbërthyer nga e keqja, një vit rritje taksash, çmimesh dhe varfërie

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 23:05

Kryetari i Opozitës Lulzim Basha ka komentuar sot situatën ekonomike në vend. Sipas tij vendi është mbërthyer nga e keqja dhe kudo ka degradim. Në një status në ‘facebook’ Basha shkruan se sipas qytetarëve po shtrëngohet rripi çdo ditë ndërsa sipas kryeministrit Rama po jetohet në valsin e lumturisë.

“A jetojmë më mirë së një vit më parë? Sipas shqiptarëve po shtrëngohet rripi çdo ditë, sipas Ramës jemi në valsin e lumturisë.Kudo ndjehet degradimi. E keqja ka mbërthyer vendin. Arroganca ka kaluar çdo kufi. Një vit rritje taksash, çmimesh dhe varfërie. Mbyllen bizneset dhe nuk hapet asnjë vend pune. Rriten tarifat e universiteteve dhe ulen kuotat. Rriten taksat por bien të ardhurat”- shkruan Basha.
Më tej ai thekson se Informaliteti me bekim qeveritar bekon klientët e pushtetit. “Hajdutet qeveritarë të energjisë emërohen drejtorë të OSHË ndërsa fukarenjtë e të papunët duhet të fikin dritat ose të shkojne në burg.
Sonte konfirmoi se nuk ka ndërmend të hapë asnjë vend të ri pune por ta shesë formalizimin si punësim. Sapunin për djathë i thonë kësaj. Pas legalizimit falas, shëndetësisë falas dhe uljes së çmimit të energjisë, punësimi konfirmohet si mashtrimi i radhës i Edi Ramës”- përfundon postimi i Bashës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat