Kodheli: "Kam bërë një betim. Nuk do të kandidoj për Tiranën" (VIDEO)

Shqipëria

Kodheli: "Kam bërë një betim. Nuk do të kandidoj për Tiranën" (VIDEO)

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 00:31

Mimi Kodheli nuk do të jetë kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme lokale. Kodheli i ka mohuar zërat në studion e “Jamais Vu” përballë gazetarit Mustafa Nano mbrëmjen e së shtunës.

Mimi Kodheli: E dua këtë qytet më shumë se çdo gjë në botë. Çdo gjë e parë që më ka ndodhur, më ka ndodhur brenda këtij qyteti, i njoh çdo detaj këtij qyteti. Besoj se e kam dhënë kontributin tim për qytetin. Kam në dorë dhe jam duke menaxhuar në ndër portofolet më të rëndësishëm të qeverisë. Kam bërë një betim dhe kam marrë një angazhim që reformën që kam nisur ta çoj deri në fund. Besoj se do të vazhdoj të jem ministre e Mbrojtjes. Ka një logjikë kur kjo gjë bëhet. Unë besoj që kandidati që do të vijë për qytetin e Tiranës do të jetë absolutisht një zgjedhje shumë e mirë e kryetarit dhe e partisë dhe e shpresoj shumë këtë gjë. Më vjen keq ta them, jo se dua ta them, jo se merret me politikë, jo se ai që drejton Tiranën sot është ai që drejton edhe PD, por 4 vitet e fundit Tiranës nuk i kanë sjellë asnjë gjë.

Mustafa Nano: Kandidati i PS-së, në zgjedhjet e ardhshme lokale nuk do ta ketë emrin Mimi Kodheli, po thoni?

Mimi Kodheli: Jo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat