Baza e PD në rrethe përgatitet për protestën e nesërme në Tiranë

Shqipëria

Baza e PD në rrethe përgatitet për protestën e nesërme në Tiranë

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 22:29

Baza e Partisë Demokratike në rrethe ka filluar përgatitjet për protestën e nesërme që është parashikuar të mbahet në Tiranë. Deputetët e kësaj force politike kanë zhvilluar gjatë ditës së sotme takime me kryetarët e degëve për organizimin e protestës. Kështu, ish-deputeti i PD, Lefter Maliqi ka zhvilluar takim me banorët e Lapardhasë, duke u përgatitur që mëngjesin e nesërm t’i drejtohen kryeqytetit për të protestuar, ndërsa përcjell në rrjetin social “Facebook” edhe foto nga ky takim.
“Live Lapardha-Berat gati për Protestë! Pas disa takimeve me deputetin Pollo, kryetaret e degëve të PD, Berat dhe Kuçovë, kryetarët e grupseksioneve të PD Urë Vajgurore dhe Velabisht, si dhe me ish-kryetarin e PD Kuccovë Fadil Marra, kryetarin e komunës Kozarë, anëtarë kryesie, etj; jemi gati për udhëtim të organizuar nesër në orën 12 në sheshin “Skënderbej”, në mitingun madhështor kundër varfërisë, pasigurisë, rritjes së çmimeve, shkatërrimeve, dhunës, etj. Më të bashkuar se kurrë më parë! Përpara! Fitore!”, shkruan Maliqi.
Po kështu, protestës gjatë ditës së nesërme do t’i bashkohen edhe qyetetarë të Elbasanit. Deputeti i PD në Elbasan, Luçiano Boçi shkruan se “Nesër nga Elbasani mbi 15 autobusë drejt Tiranës, me më shumë se 1500 protestues”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat