Ndryshimi i masës së sigurisë për Drejtorin e Burgut të Rrogozhinës

Shqipëria

Ndryshimi i masës së sigurisë për Drejtorin e Burgut të Rrogozhinës

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 17:06

Prokuroria e Durrësit e konsideron të paligjshëm vendimin e gjykatës së rrethit gjyqësor Durrës për ndryshimin e masës së sigurisë nga "arrest me burg” për Ferdinand Doksanin, Drejtor i Burgut të Rrogozhinës, i akuzuar për “shpërdorim detyre”.
Gjyqtarja ndryshoi masën e sigurisë për personin e dyshuar, duke u mjaftuar vetëm me një kartelë mjekësore të lëshuar nga mjekët e ambjenteve të paraburgimit, në të cilën thuhet se pacienti ka probleme me tensionin dhe probleme psikologjike. Sipas prokurorisë se Durrësit kjo kartelë u vlerësua e mjaftueshme nga gjyqtarja për të ndryshuar masën, duke mos respektuar ligjin dhe praktikën e Gjykatës së Lartë, duke mos u bërë asnjë procedurë për ekzaminim mjekësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat