Vijojnë në të gjithë vendin kontrollet për vjedhjen e energjisë

Shqipëria

Vijojnë në të gjithë vendin kontrollet për vjedhjen e energjisë

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 23:37

Ne te gjithe vendin grupet e ngritura nga OSHEE dhe Ministria e Brendshme vijojne kontrollet per vjedhjen e energjise. Deri në orën 19:00 të ditës së sotme, sipas deklarates se ministrise se brendshme dhe policise se Tiranes, janë arrestuar në flagrancë 41 persona, janë shpallur në kërkim 14 persona, si dhe janë ndërprerë 392 lidhje të paligjshme të energjisë.

Mes te arrestuarve janë 5 elektricistë të Operatorit te Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, nga këta tre në Tropojë dhe dy në Gjirokastër, si dhe ndiqen në gjendje të lirë një inxhinier i këtij Operatori në Gjirokastër si dhe një punonjës i Bashkisë Fushe Arrëz. Sipas policise, 30 nga te arrestuarit janë pronarë biznesesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat