PS-LSI rrëzuan Ngresin dhe Stavrin për Gjykatën e Lartë

Shqipëria

PS-LSI rrëzuan Ngresin dhe Stavrin për Gjykatën e Lartë

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 16:42

Parlamenti miratoi dy anëtarët e rinj të KLD-Së alban shtyllën dhe vangjel kostën. Nga votimi i fshehtë me elektronikë Shtylla mori 2 vota kundër nga mazhoranca, ndërsa Vangjel Kosta 7 kundër dhe një abstenim. Kuvendi rrëzoi me votim të hapur nominal dy dekretet e presidenti për në Gjykatë të Lartë, Elona Stavrin dhe Sokol Ngresin. Ngresi mori 7 vota pro dhe një abstenim nga mazhoranca. Ndërsa për Stavrin pati tre vota pro dhe një abstenim. Një pjesë e votave pro ishin të LSI-së, ndër të cilat ato të Spartak Brahos, Luan Ramës dhe Luan Duzhës. Kuvendi miratoi edhe procedurën e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë, Eduart Ypin për anëtar të Komisionit të Konkurencës dhe Pranvera Strakoshën komisioner për Mbikqyrjen e Shëbimit Civil.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat