Sali Berisha: Rama po tallet me shqiptarët

Shqipëria

Sali Berisha: Rama po tallet me shqiptarët

Më: 29 tetor 2014 Në ora: 21:11

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha nëpërmjet Facebook, ka numëruar një varg siç i quan ai, gënjeshtrat e kryeministrit Edi Rama.
"Njerëzit e qytetëruar nuk pranojnë të mashtrohen ndaj duhet të vendosim të mbrojmë interesat tona", shkruan ndër të tjera Berisha.

Shkrimi i plotë i Berishës në Facebook:

Pas Kuvendit Kombëtar të Policise, Rama mbledh celulat e PS dhe PKSH për t'u tallur me cinizëm me shqiptarët!

Te dashur miq, vetem dy dite pas Kuvendit Kombetar te Policise per energjine, Edi Rama mblodhi me ftesa ne kryeministri anetare te celulave te Partise Socialiste dhe Partise Komuniste te Tiranes si dhe tre a kater invalide per te mashtruar shqiptaret per rritjen e çmimit te energjise.

Ne kete takim, Rama qe nuk kontrollonte dot levizjet e kraheve, shpatullave dhe kokes, sikur po bente gjimnastike, kaloi nga mashtrimi ne mashtrim. Rama mashtroi kur tha se fasha do hiqet por çmimi nuk do rritet. Rama po mashtron ne kete rast njelloj si me legalizimet qe premtoi, te cilat nga falas po behen me çmime te kripura 2 - 5 here me te larta. Heqja e fashes, sipas ERE, do te shoqerohet me rritjen e madhe te çmimit te energjise per 75 - 93% te familjeve shqiptare.

Rama genjeu kur tha se heqja e fashes, pra rritja e çmimit te energjise, kerkohet nga FMN. E verteta eshte se FMN para 4 ditesh ka kerkuar te mos rritet çmimi i energjise dhe ka paralajmeruar se kjo rritje do kete pasoja serioze ne ekonomi.

Rama genjeu kur the se gjate ketij viti ka permiresuar menaxhimin e OSHEE dhe ka paksuar me 4% humbjet dhe rritur te ardhurat. Ne te vertete humbjet nuk jane paksuar por te ardhurat jane rritur duke vjedhur 180 mije familje me fatura aforfe, me te cilat keto familje paguajne energjine me nje çmim 3 here me te larte se sa vete kryeministri dhe ministrat e tij apo 180 mije familje, qe me fatura aforfe paguajne ne arken e qeverise saç paguajne 524 familje me mates te konsumit te energjise te marra se bashku. Ne te vertete çmimi rritet per te mbuluar vjedhjet e medha te energjise qe behen nga vet punonjesit e OSHEE me vjedhesit e tjere!

Rama genjeu shqiptaret kur tha se rritja e çmimit nuk ka lidhje me terheqjen nga arbitrazhi me ÇEZ dhe firmosjen e marreveshjes korruptive nga qeveria me kete kompani. Avokate te medhenj nderkombetar kishin garantuar qeverine tone se do fitonte arbitrazhin me ÇEZ. Kjo sepse kompanite e auditit, nder me seriozet ne bote, ne raportet e tyre faktonin se ÇEZ i detyrohej Shqiperise, sipas faturave origjinale te pranuara prej tij, 623 milione euro, kurse pala shqiptare kishte dokumenta per nje detyrim te ÇEZ qe arrin ne 3,2 miliard euro. Me terheqjen korruptive nga arbitrazhi Rama i fali ÇEZ-it te gjitha keto detyrime, ndau me te 100 milione euro dhe gjobiti shqiptaret me 1.1 milione leke qe ata do t'i paguajne me rritjen e çmimit.

Keshtu, njeru qe premtoi se do te hiqte TVSH-ne per energjine elektrike, pra do ulte me 20% çmimin e saj, po rrit kete çmim ne terma reale ne nivelin me te larte ne Europe. Njerezit e qyteteruar nuk pranojne te mashtrohen ndaj duhet te vendosim te mbrojme interesat tona!! sb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat