Erion Braçe e quan të neveritshëm vendimin e UEFA’s

Shqipëria

Erion Braçe e quan të neveritshëm vendimin e UEFA’s

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 10:12

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, e ka quajtur të turpshëm dhe të pritshëm vendimin e UEFA’s për dënimin e Shqipërisë e cila luajti një javë më parë me Serbinë.
“UEFA e Mishel Platini vendosi që ne të humbim atë që se humbëm kurrë, ndeshjen e futbollit në Beograd”, ka shkruar ai.

Lexojeni të plotë reagimin

E NEVERITSHME!!

E KORRUPTUAR DHE POLITIKE DERI NE ZYRTARIN E FUNDIT E DERI NE GERMEN E FUNDIT!!

Sic e dinim dhe e prisnim;
UEFA E MISHEL PLATINI VENDOSI QE NE TE HUMBIM ATE QE SE HUMBEM KURRE, NDESHJEN E FUTBOLLIT NE BEOGRAD!!

Deri ne minuten e 41-te rezultati ishte i bardhe, zero me zero!!

UEFA vendosi qe ne ta humbim sot! Ky eshte kulmi!

Nderkohe vendoset nje standard i pashembullt per here te pare ne futboll:

Ti duhet te luash nje loje edhe pse te sulmojne, edhe pse te fyejne, edhe pse duan te te therrin, edhe pse te qellojne me fishekzjare, shashka, gure, shishe, edhe pse ata qe ne kor kendojne "ti therrim" hyjne ne fushe, edhe pse ata te qellojne, te rrahin e te shkaktojne demtime fizike, edhe pse policia dhe rojet e sigurise te qellojne dhe ata!!

Por,
KY NUK ESHTE FUTBOLL!! FUTBOLLI NUK ESHTE DETYRIM DHE RREZIK PER JETEN! FUTBOLLI ESHTE SPORT, GARE DHE PASION, LUHET ME DESHIRE!

KY ESHTE HULIGANIZIMI I FUTBOLLIT!!

Jam i bindur qe nuk ka komb a rrace te neveritshme!!

Por njera eshte ama;
RRACA E ZYRTAREVE TE KORRUPTUAR QE DREJTON KUDO, EDHE NE FUTBOLL, EDHE NE NIVELIN ME TE LARTE TE SAJ ATE EVROPIAN, NE UEFA!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat