Rama: Nuk do përsëritim gabimet e opozitës

Shqipëria

Rama: Nuk do përsëritim gabimet e opozitës

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 12:03

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Kuvend se kërkesat e opozitës janë një përsëritje e sajuar e gjithë atyre kërkesave të opozitës në kohën e qeverisjes Berisha. Kreu i qeverisë deklaroi se sot mazhoranca nuk do të bëjë gabimet e atyre që sot janë në opozitë, por do të garantojë çdo gjë që i është mohuar opozitës së mëparshme.

“Historia ndodh si dramë e përsëritet si histori, kaluam një periudhë dramatike dhe në tërësi për politikën në vend kur ishim në opozitë, po përjetojmë një periudhë komike ku të njëjtat gjera që kërkonim dhe bënim për arsye të caktuara, po përsëriten për arsye të sajuara.

Ne matemi me zotimet tona dhe me sfidat tona dhe nuk matemi me opozitën e sotme, i qëndrojmë koherent në çdo rast zotimit tonë, se pavarësisht gabimeve që mund të bëjmë, nuk do të bëjmë gabimet që ata që sot janë në opozitë, kanë bërë kur ishin në pushtet duke cenuar drejtpërdrejt opozitën. Gjithçka që ne na është mohuar, opozita e sotme do ta ketë të garantuar prej nesh”, tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat