Majko: Vizita e Ramës në Beograd është e domosdoshme

Shqipëria

Majko: Vizita e Ramës në Beograd është e domosdoshme

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 17:01

Ish Kryeministri shqiptar gjate kohes se luftes se Kosoves, Pandeli Majko e mbeshtet viziten e kryeqeveritarit Rama ne Beograd. Ne nje interviste per ABC News Majko, sot ligjvenes i parlamentit, thote se nga kjo vizite te do te perfitojne shqiptaret me shume se serbet.

Pro vizitës së kryeministrit në Beograd. Pandeli Majko, Kryeministri i kohës së luftës së Kosovës, thotë se nuk do të jetë e lehte per Edi Ramen ne Beograd. Serbet, kujton Majko i kane gjunjëzuar lideret e shekullit te kaluar. Por ne kete vizite, të përfituarit do të jenë shqiptarët, thotë Majko. Udhëtimi në kryeqytetin serb, do ta vendosë Ramën, sipas Majkos, në pozitat e Kryeministrit të të gjithë shqiptarëve. Por, sipas ish Kryeministrit, Edi Rama duhet te kete kujdes gjate vizites se tij në Beograd. Pranon se në takimin mes Ramës dhe Vuçiç, ndikim ka pasur kancelarja gjermane Merkel. Por, thotë se përkrahja që Shtetet e Bashkuara që i jep Shqipërisë është e pazëvendësueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat