PD: Shkollat pa regjistra, tenderi iu dha kompanisë pranë qeverisë

Shqipëria

PD: Shkollat pa regjistra, tenderi iu dha kompanisë pranë qeverisë

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 13:20

Partia Demokratike ka denoncuar sot mungesën e regjistrave në shkollat e vendit.
Deputetja demokrate, Eleina Qirici, tha se mungesa është e qëllimshme pasi qeveria ia ka dhënë tenderin një kompanie pranë saj.

Deklarata e plotë:
Sot, qeveria bëri propaganda me arsimin, por në realitet gjendja është dramatike. Ka kaluar një muaj nga fillimi i shkollës dhe asnjë klasë në Shqipëri nuk ka regjistër. Qeveria për interesa të pastra klienteliste ka lënë shkollat tona pa një prej dokumentave kryesore për mbarëvajtjen e mësimit.

Mungesa e regjistrave ka krijuar kaos dhe lidhet me faktin se qeveria ka vendosur t’ia japë prodhimin një shtëpie botuese e afërt me të. Për hir të këtyre interesave klienteliste, prej afër 40 ditësh, asnjë klasë në Shqipëri nuk ka regjister dhe mësimi zhvillohet pa dokumentimin më kryesor.

Kjo është mënyra se si e koncepton kjo qeveri arsimin dhe edukimin, si një mundësi në radhë të parë për të pasuruar klientet e saj duke i dhënë ekskluzivitetin e botimit të regjistrave për gjithë vendin.

Kësaj i shtohet dhe fakti se është menduar që regjistrat që do të prodhojë klienti i Edi Ramës, të shlyhen në çast me para në dorë. Partia Demokratike e denoncon me forcë këtë skandal dhe kërkon nga qeveria të sigurojë menjëherë bazën kryesore materiale për klasat e shkollat tona dhe nxenësit tanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat