Rilindja e Qyteteve, Rama: Lumi i Lezhës si Lana

Shqipëria

Rilindja e Qyteteve, Rama: Lumi i Lezhës si Lana

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 15:10

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një vizitë në qytetin e Lezhës, ku ka prezantuar programin “Rilindja e Qyteteve”, si dhe projektet e parashikuara për këtë qytet.

Kryeministri Rama ishte i shoqëruar nga deputetja e zonës Monika Kryemadhi, nga kryetari i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj si dhe ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

Rama thekson se për sa i përket qytetit të Lezhës, përmes programit “Rilindja e Qyteteve” synon të nxjerrë në pah vlerat e hershme dhe historike të këtij qyteti. Gjithashtu ai pohon se do ta mbajë zotimin për transformimin e këtij qyteti dhe do të bëjë për Lezhën aq sa nuk është bërë në këto 20 vjet.

Projekti lidhur me qytetin e Lezhës do të fillojë që nga sheshi në krah të memorialit të Skënderbeut e deri te lidhja e lumit të Lezhës me qytetin.

“Ky lumë po shndërrohet në një nga damarët e frymëmarrjes së qytetit, ndërkohë që ishte kthyer si Lana e dikurshme”, ka deklaruar Rama.

Ky program që po zbatohet, është një program zhvillimi dhe nxjerrje në pah e vlerave të hershme të Lezhës. Transformimi i Lezhës do të fillojë që në hyrje dhe shumë shpejt do të zbatohet dhe projekti për zonën industriale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat