Presidenti Nishani në OKB

Shqipëria

Presidenti Nishani në OKB

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 20:28

Presidenti Bujar Nishani mori pjesë në Sesionin Plenar të Samitit të Klimës 2014, organizuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, nën kujdesin e Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki-moon. Ne fjalen e tij, kreu i shtetit permendi perpjekjet qe po ben vendi jone per sfidat qe lidhen me ndryshimin e klimes.
“Për herë të parë, një strategji kombëtare për zvogëlimin e rrezikut të katastrofave dhe mbrojtjen civile 2015-2019, do të përgatitet dhe të paraqitet për miratim në Kuvend deri në fund të 2014. Kjo strategji do të marrë në konsideratë ndikimin e ndryshimeve klimatike në intensitetin dhe madhësinë e fatkeqësive natyrore në Shqipëri si dhe përcakton planin i veprimit që duhet zbatuar për të zbutur këto efekte.
Shqipëria po promovon në mënyrë agresive përdorimin e energjisë së rinovueshme në të gjithë vendin. Duke përfituar nga potencialet e vendit, veç hidrocentraleve, aktualisht ne jemi duke zhvilluar tregun për sistemet e ngrohjes diellore të ujit, energjisë së erës, biomasës dhe bio-karbureve. Ne jemi krenar për përdorimin energjisë elektrike të gjeneruar vetë për rreth 100% të kohës”, vuri në dukje, kreu i shtetit shqiptar.
Kontributi i Shqiperise, megjithëse modest, sic e cilesoi Presidenti, do te jete ne favor te perpjekjeve qe po behen nga OKB.
“Më lejoni të ritheksoj angazhimin e Shqipërisë për t’u bashkuar me veprime globale që adresojnë çështjet e ndryshimeve klimatike, dhe për të ofruar kontributin e saj modest ndaj zvogëlimit të emetimeve të karbonit. Ne besojmë se vendet anëtare të OKB-së do ta përdorin këtë Samitin për të shprehur angazhimet e tyre dhe për të marrë masat e nevojshme, duke përfshirë një marrëveshje domethënëse ligjore në vitin 2015, për të shpejtuar veprimet globale drejt një të ardhme të emetimit të ulët, ku të gjithë kanë mundësinë për një jetë të qëndrueshme”, u shpreh Presidenti Nishani.
Ndryshimi i klimës nga vetë natyra e tij, është një fenomen global, ndaj veprimet e një vendi ndikojnë gjerësisht tek vendet e tjera u shpreh presidenti shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat