Rama: Sistemi i drejtësisë në Shqipëri, një turp kombëtar i njohur botërisht

Shqipëria

Rama: Sistemi i drejtësisë në Shqipëri, një turp kombëtar i njohur botërisht

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 17:31

Kryeministri Rama mori pjesë në një konferencë kushtuar luftës ndaj korrupsionit, organizuar nga Qendra Marshall, ku deklaroi se Shqipëria ka një sistem drejtësie që është një turp kombëtar i njohur botërisht. Ai garantoi se reforma e nisur në këtë sektor do të vijojë pa parë as majtas as djathtas.

Eshtë skeptik ndaj konferencave të tilla por atë të organizuar nga Qendra Marshall kushtuar luftës ndaj korrupsionit, Kryeministri e shikon si një përjashtim nga rregulli.

I bindur se përgjigja ndaj korrupsionit është modernizimi, Kryeministri u ndal më gjatë te drejtesia, duke garantuar se nuk ka ndërmend të ndalë reformën që ka nisur në këtë sektor.

Gjykatat shqiptare janë bërë mjeti për të amnistuar të fortin dhe ndëshkuar të dobtin, pohoi Rama, ndërsa shprehu bindjen se për të parë rezultatet e refomës do të duhet të kohë.

Axhenda e detyroi të mos dëgjonte fjalimin e funksionarit të Departamentit të Shtetit që kishte rradhën pas tij. I shqetësuar se largimi i tij mund të keqkuptohej, sqaroi në anglisht se nuk ka asnjë ftohje në marrëdhëniet me Uashingtonin.

“Me falni, dua vetem te evitoj qe media te thote se ka nje ftohje mes Qeverise dhe Departamentit te Shtetit, pasi me duhet te largohem. Nuk ka asnje ftohje me Departamentin e Shtetit por me duhet te largohem nga Tirana menjehere, keshtu qe me vjen shume keq qe nuk do t'ju degjoj live por do te marr fjalimin tuaj dhe do ta lexoj vec. Keshtu qe faleminderit qe jeni ketu.
Jam i sigurt se media nuk do te me degjoje per kete, ndaj le te pergatitemi per titujt e neserm se Kryeministri bojkotoi Departamentin e Shtetit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat