Këshilli i Qarkut Korçë ndërron kryesi

Shqipëria

Këshilli i Qarkut Korçë ndërron kryesi

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 15:55

Këshilli i Qarkut të Korçës vendosi sot shkarkimin e kryesisë së këshillit, dhe emërimin e kryesisë së re.

37 anëtarët pjesëmarrës, vendosën emërimin e Sotiraq Filos, kryebashkiak i Korçës, Petrit Kupes, Ali Lahos, Gëzim Topçiut, Ylli Muzakës, Ana Verushit, Theodhor Brehut dhe Roland Canes, si pjesë të kryesisë së re të Këshillit të Qarkut Korçë.

Gjithashtu u shkarkuan nga detyra drejtori i rrugëve rurale Nevion Kodrasi, si dhe drejtori i rrugëve të qytetit Nexhmi Dokollari, pasi sipas argumenteve në mbledhje nga ana e anëtarëve, të dy këta drejtorë, kanë treguar mangësi në kryerjen e detyrës.

Këshilli vendosi edhe shkarkimin e sekretarit të këtij Këshilli, Bledar Demçe dhe emërimin në vend të tij të Bledi Çomos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat