MAS: Ja shkeljet e "Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës”

Shqipëria

MAS: Ja shkeljet e "Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës”

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 14:46

Në vazhdën e publikimit të të gjitha shkeljeve të universiteteve të cilëve iu është hequr licenca, Ministria e Arsimit ka bërë sot publike, arsyet e mbylljes së “Shkollës së Lartë Ndërkombëtare të Tiranës”.

Sekretari i Përgjithshëm i MAS, Plarent Ndreca, deklaroi se një nga shkeljet ligjore të këtij institucioni të arsimit të lartë, është bërë që me emërtimin e tij si ‘Universitet’.

Ky institucion ka përdorur në mënyrë abuzive emërtimin “universitet’ ndërkohë që statusi i institucionit të arsimit të lartë është “Shkollë e Lartë”, pasi nuk ka asnjë emërtim të tillë të miratuar me vendim të qeverisë apo të MAS-it, dhe institucioni nuk kërkon cikle të treta studimi që të konsiderohet “universitet”.

Ja disa nga shkeljet e 'Shkollës së Lartë Ndërkombëtare të Tiranës':

1.Ka ofruar një program studimi të palicencuar nga MAS, program studimi në master shkencor.

2.Janë diplomuar 22 studentë për të cilët nuk gjenden të dhëna.

3.Në vitin 2013-2014, janë regjistruar me kohë të pjesshme 3 studentë.

4.Ka rezultuar që institucioni ka lëshuar diploma para akredimit të tij.

5.Nuk ka numër minimal të stafit akademik, që duhej të ishte 7. Nuk ka të paktën 3 prej tyre me tituj dhe grada shkencore.

6.Ka personel me moshë mbi 68 vjeç në kundërshtim me ligjin.

7.Objekti i shkollës është në proces legalizimi, që do të thotë se është pa leje ndërtimi dhe shfrytëzimi.

8.Për degët farmaci dhe mjekësi nuk disponon fare laboratorë.

9.Nuk ka plan zhvillimi financiar. Nuk raporton në MAS, tarifat dhe tarifat shtesë.

10.Marrëveshjet me studentët nuk janë konform ligjeve në fuqi. Aty parashikohen edhe tarifa shtesë në rast përsëritjeje të provimit, diplomës etj.

11.Janë bërë reklama ku paraqiten të dhëna të pavërteta ose në dëm të studentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat