Skandali seksual, flet punëdhënësi i Elvira Gegës

Shqipëria

Skandali seksual, flet punëdhënësi i Elvira Gegës

Më: 19 gusht 2014 Në ora: 21:59

Pronari i hotelit ku punonte e ëma e 14-vjeçares, e cila akuzoi ish-aktivistin e PS-së Agron Cane për ngacmim seksual ndaj së bijës, ka zbuluar fakte tronditëse për jetën e saj.

Protagonistja e skandalit seksual në Sarandë, shtetasja E.G., ka qenë katër herë e punësuar dhe katër herë është shkarkuar për parregullsi në punë. Ajo nuk kishte nevojë për para, pasi këto i siguronte nga burime të tjera.

Deklarata është bërë nga Kostaq Lapa, pronari i kompleksit turistik “Jon”, gjatë një interviste, në të cilën ai shprehet se denoncuesja, nuk ishte e rregullt në punë dhe nuk kishte probleme financiare.

“Ajo ishte mirë, nuk kishte probleme financiare, pinte dy paketa duhani “Marlboro” në ditë. Ajo nuk vinte në punë, djali im ia jepte rrogën, pasi gjoja na kishin thënë që është hallexheshë”, shprehet Lapa.

Por faktet bëhen edhe më tronditëse, kur pronari i kompleksit ku punonte E.G., shprehet se gruaja mashtronte edhe shtetas të huaj grekë kundrejt një pagese:

“Shuma të mëdha ia dërgonin me transfertë nga Greqia duke mashtruar grekët, merrte nga aksidenti, merrte nga bashkia, merrte dhe nga djali im. Këtu pinte dhe hante çdo gjë pa lekë. Domethënë ajo kishte çdo gjë këtu, por ama nuk punonte”.

Lapa shprehet se e gjithë ngjarja në Sarandë ishte e planifikuar dhe e kurdisur nga vetë gruaja, dhe e cilëson këtë të fundit si një ‘specialiste’ për këto punë.

Intervista e plotë:

z. Lapa a ka qenë e punësuar në kompleksin turistik JON”, E.G., dhe sa kohë ka qenë e punësuar?

E.G., ka qenë e punësuar tek unë rreth 7 muaj, gjatë kësaj periudhe ikte dhe vinte, është pushuar katër herë nga puna dhe hera e fundit ishte data një gusht, kur u pushua për herë të fundit. E. ma pruri partia tek një mbledhje që kemi bërë me deputetin tek restorant hotel “Nertili”. E punësova por ishte një dembele.

Kur është zhvilluar kjo mbledhje, me gjithë biznesmenët e qytetit të Sarandës, deputeti i Partisë Socialiste z. Koço Kokëdhima, ka qenë i interesuar të punësoni specifikisht E. apo disa persona?

Deputeti Koço Kokëdhima ka qënë i interesuar për shumë persona, nuk ishte për emra të veçantë. Të gjitha firmave iu caktua që të merrnin fuqi punëtore, sepse njerëzit janë në hall na u tha. Dhe një nga ato që më dërguan mua, ishte E. , të cilën ma pruri Agroni.

Si e njihni ju z. Lapa shtetasen E.G. ?

Më përpara nuk e kam njohur fare. Kur e njoha këtu kemi debatuar disa herë. E kam hequr disa herë nga puna, ka vajtur është ankuar tek Agroni. Agroni ma ka kthyer përsëri, unë e kam mbajtur dhe në datën 1 gusht kam ndërprerë marrëdhëniet financiare nga firma e djalit, sepse është firma e djalit. Ka ikur për dhjetë ditë, dhe unë i thashë të mos qasej më. Pasi iku nga unë vajti dhe u ankua tek Agroni. Të nesërmen në mëngjes mora Agronin në telefon dhe i thashë: Të lutem shumë mos ma kthe nesër në mëngjes atë tek unë. Çoje ku të duash, dhe nëse ajo do të vijë të të ankohet në zyrë ti do t’i thuash që do të vijë dhe Kostaqi këtu. Ajo shkoi, u ankua, përveç se e kishte marrë dhe në 11 apo 12 të natës në telefon. Shkoi të nesërmen dhe u ankua, ai i tha: Prit E. këtu të pimë një kafe të vijë dhe Kostaqi të ballafaqohemi. Dhe ajo i tha: Në qoftë se vjen Kostaqi, unë nuk dua ballafaqim, mori çantën, siç ma tregoi Agroni, celularin dhe iku.

Si i ka pasur marrëdhëniet tek ju këtu në hotel dhe si ishte në punë E.G. ?

Në punë ka notën 4. Puna e saj ishte të pastronte dy banjo që kam unë këtu, të vadiste lulet dhe sheshin tek palmat. Vinte dy orë në darkë dhe në mëngjes, në 06:30 dhe ja bëja unë kafen E., dhe ajo thoshte që kam pirë kafe me pronarin dhe tallej. Ajo ishte mirë, nuk kishte probleme financiare, pinte dy paketa duhani “Marlboro” në ditë. Ajo nuk vinte në punë, djali im ia jepte rrogën, pasi gjoja na kishin thënë që është hallexheshë.

Po ku i gjente të ardhurat, përveç rrogës 180 mijë lekë të vjetra që i jepnit ju dhe ndihmës që ju thatë se i jepte bashkia?

Kam bërë shumë muhabete me të dhe më tregonte se si i nxirrte lekët. Shuma të mëdha ia dërgonin me transfertë nga Greqia duke mashtruar grekët, merrte nga aksidenti, merrte nga bashkia, merrte dhe nga djali im. Këtu pinte dhe hante çdo gjë pa lekë. Domethënë ajo kishte çdo gjë këtu, por ama nuk punonte. Po ti flisje njëherë, vazhdonte e të shurdhonte veshët, nuk e kishte mendjen për punë ajo. Në vend që ti kërkoja unë llogari, më kërkonte ajo mua.

Zoti Lapa, pak më lart thatë që E. mashtronte grekët. Për çfarë i mashtronte?

U thoshte që do të vij në Greqi të punoj, më dërgoni lekë për pasaporta që të kem për rrugës për të ardhur andej,unë jam e re, ti je plak, ooo nga këto histori. Po dua E. përballë. Një ditë më tha do iki se do marr 200 euro që mi ka dërguar njëri nga Vollo e Greqisë. Më thoshte që i dërgonin lekë dhe i mbanin fëmijët.

Po marrëdhëniet me kolegët në punë si i kishte?

Se donte asnjëri more, qeshnin. E kishin për orën gazmore E. .

A e keni vënë re ju E. G. të komunikojë shpesh herë në telefon me dikë?

Kjo është pyetja më e bukur. Iu paralizua dora dhe veshi nga telefoni. Tërë ditën, më shumë me grekun. Kishte tre telefona, tre more tre, dhe telefona të mirë e jo si këta të mitë. Muzika e saj dëgjohej sa një altoparlant, se atë punë bënte ajo këtu, vinte vërdallë me muzikë të lartë dhe na jepte muhabet, asgjë tjetër.

Telefona të shtrenjtë?

Të shtrenjtë, të mirë nga këto modernët e kohëve të fundit.

Po si mund të kishte telefona kaq të shtrenjtë kur ajo pretendon se nuk ka para?

Mua ajo nuk më ka thënë ndonjëherë që nuk ka para. Ajo donte të dukej, të tregonte se ishte sa më mirë. Ajo hiqej kot me të tjerët që ishte fukara, nuk ishte e varfër E. Ajo ishte shumë e zgjuar dhe ndoshta kishte ndonjë plan.

Ku e keni fjalën kur thoni se kishte telefona të shtrenjtë dhe mund të kishte ndonjë plan?

Si nëpër ëndërr, në datën 27 korrik më ka thënë që isha në spital se kisha vajzën 14 vjeç sëmurë. Unë gjithmonë i kam bërë muhabetet e sinqerta me të dhe për këtë më foli hapur. Dhe në qoftë se kjo që po të tregoj tani për vajzën e saj ishte mashtrim i saj, është për ta urryer. Tri ditë rresht më thoshte do iki në spital se kam vajzën sëmurë. Ditën e tretë më tha që i kishin thënë doktorët që vajza e ka nga histerizmi. Po e ka nga histerizmi i thashë unë liroje andej nga diskot e të bredhin bashkë me djalin tim, ç’ke ti, liroje andej, pa të keq unë gjithmonë, se ajo mund të më thoshte që shko ti në vend të djalit, e më filmonte mua ajo dhe mund të më kërkonte në këmbim ose një shtëpi ose lekë. Se ma bëri tre ditë rresht këtë dhe mendoj qëllimisht, pasi mendonte hajt se ky ka shtëpi të mirë dhe t’i marr ndonjë gjë këtij. Pastaj ditën tjetër më tha, nuk vi në punë unë për nja tri ditë se më vijnë nja dy grekë nga Selaniku dhe do marr nja 600 euro. Kur më tha kështu i thashë po nuk erdhe tri ditë mos hajde më fare. Që nga ajo ditë nuk e mora më.

Pra E. ofronte veten dhe vajzën e saj 14-vjeçare për të kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të të mirave materiale?

Po përderisa bënte këto provokime e këto gjëra unë mendoj që ajo e ka bërë këtë gjë. Ajo është: po e gjete, mere paguaj dhe ik, kaq e shkathët është për këto punë. Si s’ma futi dhe mua çuditem dhe unë, se ajo i bën të tëra, nuk e njeh E. ti! Agronit ia futi ajo!

Domethënë ju mendoni se ajo e ka planifikuar të gjithë këtë?

Po normale.

Po në ambientet tuaja të hotelit vinte me fëmijët e saj, apo ulej me vajzën me persona të tjerë në tavolinë?

Në tavolinë nuk e qaste njeri atë. Vajzën për të cilën flitet nuk ia njoh. Ndërsa vajzën e vogël dhe djalin ia kam lënë në pishinë pa lekë. Për vajzën 14-vjeçare thoshte që e kam gjeni në mësime, ma marrin nëpër ekskursione, ma marrin këtej ma marrin andej, domethënë gjithandej…E. ishte të shtyje orën të bëje qyfyre. Qyfyre rrugaçërie, tullë fare. Po unë E. … sillma përballë, të bëj muhabet siç bëja, t’i bëj dhe kafenë siç ia bëja dhe të fillojmë bashkë nga A-ja deri tek ZH-ja. E. mbase donte të më filmonte dhe mua kur më thoshte për hormonet e vajzës!? E më bënte ndonjë tetshe, dhe vente tek djali im dhe i thoshte: Më jep kaq mijë euro të bëj dhe këtë veprim!? Se kështu ka bërë babai.

Ishte e aftë t’i bënte këto gjëra?

Uuu, specialiste, brigadier jo punonjëse.

Kur fliste për të dashurit e saj, i thoshte hapur, nuk e kishte problem?

Ne flisnim hapur nuk kishim ndonjë gjë. Por, tani që shikoj këto hormonet e vajzës dhe këto, në datën 28, 29, 30 korrik dhe thotë që kam qenë në spital me vajzën dhe unë ditën e tretë i thashë, mbase nuk ishte ndonjë mendim kush e di se çfarë por, liroje ore i thashë vajzën me djalin tim, se 17 vjeç e kam djalin, lëroi moj atje të venë nëpër disko të bëjnë qejf, punë e madhe, s`ngelet njeri pa martuar. Po është e vogël më tha njëherë, i thashë po ajo që u martua nuk ishte 14 vjeç, se tani është 17 vjeç i thashë unë!? Po tha, ka dy fëmijë. Po unë pa teklif e kuptoni, pa të keqe këto muhabete, se di ç`i shkonte në mendje!? Ajo është allah, allah, na ka ruajtur Perëndia. Po ore na ka ruajtur Perëndia.

Dini ndonjë detaj tjetër mbi jetën e saj aq kohë sa e njohët këtu?

Jo më ka ardhur keq, që ngeli pa burrë, dhe fëmijët e kështu. Por që ishte dembel, ishte E.

Pra ajo nuk e kishte mendjen për punë?

Jo nuk e kishte mendjen për punë. Ai për atë që ka bërë të veje atje te ligji, turp t’i vijë. Të shikosh E. ti!? E njeh E. ti? Të ikësh me vrap. Ore mua më thoshte Keli mbrëmë se mund të ta kishin bërë dhe ty dhe të kërkonte 5 mijë euro, tani i di unë këto histori, tani më shkon mendja, këto djallëzi që bëjnë. Kurse unë ballafaqohem me atë kur të duash. Kurse ai gomari vajti u fut tek ajo. Po kur ngulte këmbë do ta marrësh se e kam kushërirë. I thoja unë ore Agron s’është për bukën e gojës ajo ore vëlla, ajo nxjerr 20-30 mijë lekë në ditë i thashë. I thoshte ai i Fast-Food-it; hajde të të jap 10 mijë lekë. Jo i thoshte ajo, dua 20 mijë lekë unë. Po ik ore me 10 i thosha unë. Më kupton…

Ju jeni dakord që të ballafaqoheni për të gjitha këto me E. ?

Normale që po. Ballafaqohem unë me të, kudo: në polici, në prokurori, në media, kudo!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat