Partia e 12 deputetëve katolik zyrtarizohet ditën që mbërrin Papa në Tiranë

Shqipëria

Partia e 12 deputetëve katolik zyrtarizohet ditën që mbërrin Papa në Tiranë

Më: 27 korrik 2014 Në ora: 15:08

Lidhja e katolikëve të Veriut si nje organizate e mirefillte politike, qe ne mesin e saj do te kete qindra personalitete katolike.
Ajo bazohet mbi principin e federalizmit fiskal, i cili ka per qellim qe pasurite nentokesore e mbitokesore te administrohet nga verioret ne sherbim fillimisht te Veriut e pastaj te Kombit. Kjo lidhje ka nisur sot nga qytetit i Rubikut, i cili per nga vete emri tregon pasurite qe ka. Se shpejti do te kete informacione te reja, platoforme ne lidhje me Lidhjen e Katolikve Veriut. Nismetar i saj eshte Tom Doshi dhe Eduart Ndocaj, qe tashme i jane pergjigjur edhe shume deputet te Mirdites, Pukes, Lezhes, Shkodres. Priten te bashkohen edhe personalitete e figura te Dibres e Kukesit.

Burime të redaksisë opozita.com konfirmojnë se eksponenti i politikës dhe i socialistëve Eduard Ndocaj po negocion që ti bashkohet fraksionit të ri brenda PS. Në një prononcim publik Eduard Ndocaj hedh idenë e krijimit të Lega Nord nisur edhe nga eksperienca e i tij disa vjeçare në Itali.

Eduard Ndocaj konfrmoi se Lezha, Shkodra, Puka, Tropoja nuk mund të jenë paterica të PS dhe PD por ka ardh koha për një lëvizje të re: “Une mendoj dhe jam i bindur se ne duhete te jemi te bashkuar per rajonin tone pa asnjë kompromis me qeverinë në qoftë se nuk na perfshinë ne qeverisje dhe nuk mban premtimet e dhena ne fushtae.”.

Eduard Ndocaj konfirmon se afro 29 deputet do i bashkohen kësaj fryme të re në parlamentin shqiptar. Përfundimisht kjo lëvizje shënon zyrtarizimin e ndasive dhe tendecave separatiste, krahinore dhe fetare në politikën shqiptare.

Largime ka edhe nga grupi i PD. Ja çfare shkruan deputetja demokrate”

“Jam në dijeni të NISMËS së sotme për një Mirditë, ku të bashkohen të gjitha zonat e lëna jashtë saj me vetëdije për ta copëzuar dhe nënshtruar si zonë e qëndresës anti-komuniste, dhe e përshendes. Një arsye familjare nuk ma mundëson të jem pjesë e këtij takimi që zhvillohet në Rubik, por pavarësisht kësaj unë e mbështes këtë nismë, si deputete e kësaj treve si bijë e kësaj treve si një qytetare e kësaj treve.

Është një nismë që i shërben Mirditës dhe historisë së saj, që i shërben të shkuarës së saj të ndritur historike dhe të tashmes së sotme perëndimore dhe europiane.

Por dua të theksoj se kjo nismë duhet koordinuar mirë me të gjithë faktorët dhe aktorët lokalë, të zgjedhurit ndër vite, historianët, kontribuesit dhe shtëpitë e mëdha, Bajraktarët. Kjo duhet bërë me shumë faktorë dhe përfaqësi nga gjithë zonat e Mirditë, Pukës, Lezhës, që më herët kanë qënë pjesë e këtyre 12 bajrakëve. Historikisht, Mirdita në çdo situatë apo periudhë të historisë së popullit shqiptar ka qenë një faktor dhe një “gjenerator” tepër i rëndësishëm dhe me peshë në të gjitha politikat e kombit shqiptar, në të mir të tij. Reforma territoriale është një reformë shumë e rëndësishme, por që për fat të keq nuk është konsultuar me qytetarët, nuk është konsultuar me specialistët dhe historianët, nuk ka marrë miratimin e asnjë pale interesi, nuk është marrë mendimi i të gjitha vlerave të zonës autoktone të Mirditës, që njihet në gjitha zyrat diplomatike europiane, ndaj jam e mendimit se qytetarët duhet të reagojnë, e sigurisht që këta qytetarë duhet të kenë edhe mbështetjen e atyre pak politikanëve që kanë guximin të ruajnë integritetin dhe figurën e tyre. Unë kam qenë kundër një reforme, e cila nuk përmbush kriterin kryesor, aprovimin qytetar dhe konsensusin e opozitës dhe vlerat autoktone të çdo zone, për më tepër të Mirditës.
Albina Deda Deputete e Qarkut Lezhë /opozita.com/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat