Ish-të përndjekurit, duarlidhur para Ambasadës Amerikane

Shqipëria

Ish-të përndjekurit, duarlidhur para Ambasadës Amerikane

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 23:15

Ambasada Amerikane ishte vendi i zgjedhur nga ish-të përndjekurit politikë, të cilët u shfaqën sot duarlidhur përpara kësaj ambasade.

Skënder Tufa tha se kjo shtresë kërkon sensibilizimin e ndërkombëtarëve, pasi prej vitesh nuk ka gjetur zgjidhje nga politika.

"Jemi sot këtu për të sensibilizuar organizmat ndërkombëtare, në mënyrë të veçantë Ambasadën Amerika, për arsye se nesër del një ligj në parlament që është prezantimi i materialeve për të përndjekurit politikë. Ne kemi kërkuar zbatim ligji. Këto ligje që bëhen sot në parlament janë ligje politike, që nuk përshtaten me kërkesat e të përndjekurve politikë", deklaroi Tufa.

Të përndjekurit kanë paralajmëruar për një protestë ditën e nesërme, para Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat