Doshi: Policia ka përgjegjësi për vrasjen e Santos

Shqipëria

Doshi: Policia ka përgjegjësi për vrasjen e Santos

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 20:51

Diskutimi në Komisionin e Ligjeve i projektligjit për policinë e shtetit ka rihapur debatin mbi përgjegjësinë e forcave të rendit në vrasjen e bankierit Artan Santo.

Deputeti socialist Tom Doshi ngarkoi me përgjegjësi policinë për moskapjen e autorëve duke thënë se efektivët që u ndodhën në vendngjarje ishin të papajisur me mjetet e nevojshme dhe nuk bënë detyrën që u takonte.

Mungesën e mjeteve logjistike dhe mangësitë në funksionimin e forcave të Rendit e pranoi edhe drejtori i Studimeve Strategjike në policinë e shtetit,Bilbil Mema.

Tom Doshi nuk kuresu kritikat edhe për Ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri.

Deputeti socialist gjatë shqyrtimit të projektligjit për policinë e shtetit ka shprehur shqetësimin e tij për emërimet politike në strukturat drejtuese të forcave të rendit duke thënë se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë është marrë nga rruga, ndërsa drejtuesit e lartë janë të gjithë nga Tepelena.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat