Komisioni i Ligjeve, Tom Doshi: Emërimet në Policinë e Shtetit janë politike

Shqipëria

Komisioni i Ligjeve, Tom Doshi: Emërimet në Policinë e Shtetit janë politike

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 22:05

Deputeti i Partisë Socialiste Tom Doshi ka akuzuar Ministrin e brendshëm Sajmir Tahiri për emërimet në Policinë e Shtetit, që sipas tij janë politike. I pranishëm në Komisonin e Ligjeve ku po diskutohëj ligji për Policinë e Shetit, Doshi tha se Ministri i Brendshmën i ka marrë nga rruga dhe i ka veshur drejtues të lartë policie. Sipas tij Tahiri po vepron me tepelenasit siç vepronte Berisha me tropojanët.

Kritike ndaj projektligjit të policisë nuk janë vetëm deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në diskutimin nen për nen në Komisionin e Ligjeve, kritikë janë edhe deputetë të Partisë Socialiste.
Sipas Tom Doshit, emërimet në polici janë politike e krahinore.

Për fitimin e gradave në radhët e policisë, vërejtjet vijnë nga kryetari i komisionit të ligjeve. Ai sugjeroi që në vlerësimin e gradave të policisë duhet të përdoret një standard.

Pasditen e të martës u miratuan disa nene të projektligjit për policisë, ndërsa pritet të diskutohen me vete dy nene të kontestuara LSI, ai i për byronë e hetimeve dhe për Gardën e Republikës.

Ndërkaq Komisioni i Ligjeve miratoi kandidaturën e Besnik Dervishit si komisionier për mbrojtjen e të dhënave personale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat