Përgjigjet e dhunshme të deputetëve socialistë, ndaj denoncimeve të opozitës

Shqipëria

Përgjigjet e dhunshme të deputetëve socialistë, ndaj denoncimeve të opozitës

Më: 12 korrik 2014 Në ora: 18:15

Nga lista e socialistëve të Lezhës më 23 qershor fituan vetëm Mimi Kodheli dhe Armando Prenga. Arben Ndoka nuk pati mundësi të futej në Parlament dhe shanset që kjo të ndodhte ishin minimale, pasi në çdo rast radha u takonte të tjerëve para tij. Kur ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dha dorëheqjen nga mandati i deputetit, loja u hap. Megjithese nuk i takonte disa dorëheqje nga lista e kandidimit bënë që radha t’i vinte Ndokës.

Me anë të kryetares së grave deputete për barazinë gjinore, deputetja demokrate Mesila Doda deklaroi se ky është një rast para të cilit deputetët nuk mund të heshtin.

Ndonëse dy kandidatet që u takonte sipas ligjit nuk patën mundësinë për t’u futur pasi deklaruan se për arsye deri shëndetësore refuzuan të merrnin mandatin.

Por ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli qe mesa duket dinte me shume, tha se në fakt historia vinte si tipike mafioze.

Dy krerët e mazhorancës Rama dhe Meta i kaluan në heshtje ose me batuta pa lidhje me rastin në fjalë denoncimet disaditore të PD-së.

Dhe Arben Ndoka, hyri në Kuvend krahas të tjerëve që përfituan postin e deputetit nga lënia prej ministrave te mandatit .

Nga ky moment janë shënuar disa raste dhune ndaj deputetëve të opozitës në komisione e seanca planare.
Më 28 janar Pjerin Ndreu i PS-së agresoi Flamur Noken e PD, sepse nuk i pëlqyen fjalët e këtij të fundit në seancën ku po raportonte ministri Tahiri në komisionin e sigurisë kombëtare…u desh ndërhyrja e gardës për shmangien e dhunës fizike.
Më 27 maj Genti Strazimiri goditet më rrip nga socialisti Armando Prenga në korridor, pas një fjale të mbajtur në Komisionin e Ligjeve, ku cilësoi pirro lutajn dhe xhemal qefalinë si grupin e gatshëm për kontroll sa herë që mazhorancës nuk i pëlqente puna e një inistucioni.

Në një postim në facebook per te sqaruar Strazimiri tha se e priste një gjë të tillë, nga Armando prenga. Ai per strazimirin kishte te shkuar kriminale në itali, dhe e kishte kërcënuar edhe në prill kur ai deklaroi në Parlament se Rama i ka bere kriminelet deputete.
Emri i Armando Prengës është dëgjuar që në legjislaturën e kaluar, kur goditi me grusht në sallën e Parlamentit demokratin Edi Paloka.
Dhe vijmë tek rasti i fundit I 10 korrrikut, kur rradhen per te shfqaur dhunen e ka Arben Ndoka. Ai godet deputetin demokrat Strazimiri, pas nje tjeter akuze ne parlament
Në historinë e këtyre muajve të së majtës në pushtet listohet edhe mesazhi ofendues i deputeti socialist Mark Frroku ndaj Jozefina Topallit. Në fakt ky është rasti i vetëm për të cilin media tha se Rama e ka urdhëruar Frrokun t’i kërkojë falje Topallit, përndryshe nuk do ishte pjesë e grupit parlamentar. Por ajo mbeti zotim në erë, pasi falje nuk u kërkua dhe frroku është në grup dhe anëtar i komisionit të Ligjeve, krahas Prengës, Lutajt e Qefalisë.
E nese Rama dhe Ilir Meta heshtin, eshte Partia Demokratike qe i kërkon kryeministrit Rama të flasë konkretisht për të shkuarën kriminale të Armando Prendës dhe Arben Ndokës, dy agresorët ndaj Strazimirit.

Pas dhunës së përsëritur ndaj deputetëve të saj, Partia Demokratike ka ndërprerë pa afat marrëdhëniet me parlamentin dhe ka publikuar dosjen e parë për të faktuar se akuzat e saj janë të vërteta. Ajo ishte e deputetit socialist, Arben Ndoka i dënuar në Itali për krim dhe prostitucion me 7 vite burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat