Rama shpërndan tapite në Laprakë

Shqipëria

Rama shpërndan tapite në Laprakë

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 12:05

Kryeministri Rama shperndau serish tapi live per disa familje te pallateve Hawai ne zonen e Laprakes.
Por Rama pershfaqi nje eufori te pazakonte ne kete aktivitet.

Si zakonisht matja me qeverine paraardhese, eshte pasion i kryeministrit.

Ndersa te beri te moderatority nuk eshte fenomen i ri per te.
Dhe sigurisht, qe Rama u kujton banoreve, se tapine do ta gezojne pasi votuan te majten qershorin e shkuar.

Ne te kundert, fati i tyre mund te ishte tjeter.

Vleresimi per ministren e tij Gjermeni, nuk mund te mungonte.

Edhe mbyllja ishte po aq spektakolare sa zhvillimi i aktivitetit, madje me kohe shtese.

Reagon Bashkia: Me sulmet dhe përbaltjet ndaj Bashkisë mendon se do ta shesë “sapunin për djathë”
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Bashkisë së Tiranës. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat akuzon kryeministrin se me sulmet dhe përbaltjet ndaj Bashkisë së Tiranës, mendon se do ta shesë prapë “sapunin për djathë”.

Deklarata e plotë për mediat e Bashkisë së Tiranës:
Paaftësia dhe mashtrimi janë dy bashkudhëtarë të pandarë të Edi Ramës. I dëshpëruar nga bilanci zero në krye të 300 ditëve, Rama iu rikthye të vetmes dajre të vjetër që di t’i bjerë. Me sulmet dhe përbaltjet ndaj Bashkisë së Tiranës, mendon se do ta shesë prapë “sapunin për djathë”.
Në 300 ditë asnjë bilanc, vetëm mashtrime dhe bllokime. Rama bllokoi çdo shërbim për qytetarët e Tiranës, që nga varrezat, strehimi, investime në shkolla, kopshte, çerdhe e rrugë. Bllokoi investimin më të rëndësishëm të Tiranës, bulevardin e ri, projektin e tramit dhe terminalin.
Me “diarrenë” e sotme verbale nuk mbulon dot të vërtetën se nuk ka legalizim falas.
Bashkia e Tiranës ka pajisur me leje përdorimi 200 objekte për të cilat Rama heshti 11 vjet, dhe iu ka mundësuar më shumë se 60 mijë qytetarëve të Tiranës të kenë tapinë e shtëpisë së tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat