Idajet Beqiri: Në Maqedoni vepron agjentura serbo-ruse

Shqipëria

Idajet Beqiri: Në Maqedoni vepron agjentura serbo-ruse

Më: 9 korrik 2014 Në ora: 17:20

Avokati i njohur dhe njëherësh kryetar i Partisë së Unitetit Kombëtar, Idajet Beqiri shprehet se në Maqedoni ka infliirtrim të agjenturave serbo-ruse.

Ai akuzon edhe politikën në Maqedoni, duke thënë se ajo është e përlyer dhe vepron së bashku me këtë agjeturë.

“Këto agjentura, kur janë aktive në Shqipërinë tonë 102 vjet shtet, merre me mend sa të fuqishme dhe të pranishme janë në IRJM”, ka thënë Beqiri.

Idajet Beqiri jep një detaj, duke thënë se në Beograd çdo vit mbarojnë shkollën për gjuhën shqipe 20 të rinj serbë, të cilët përgatiten për të kryer punë të tilla.

Avokati mendon se mes shqiptarëve dhe maqedonasve ka ndasi të mëdha dhe se këtë e dëshmoi sidomos rasti "Monstra".

Po ashtu, ai shtoi se Maqedonia duhet ta kuptojë se nuk bën dot pa shqiptarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat