Berisha: Rama, foli me gjuhë të urrejtjes para ambasadorëve

Shqipëria

Berisha: Rama, foli me gjuhë të urrejtjes para ambasadorëve

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 19:23

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e ka quajtur gjuhë të urrejtjes gjuhën të cilën e ka përdorur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndaj ambasadorëve shqiptarë ditën e djeshme.

Berisha ka thënë se Rama i urren këta ambasadorë sepse kanë luajtur rol të pazëvendësueshme në firmosjen e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit, në anëtaresimin e vendit në NATO, në heqjen e vizave, në rekomandimin dhe marrjen e statusit të vendit kandidat.

“Te dashur miq, me gjuhen e urrejtjes te mekuar nga daje Koleka dhe mashtrime te nje ordineri iu drejtua dje Edvin Kristaq Rama ambasadoreve te vendit tone. Ai, me tone perçmuese, shpifi dhe trilloi per diplomacine shqiptare, e cila pavaresisht nga problemet dhe mangesite, e udhehequr nga interesi kombetar dhe integrimi i vendit ka permbushur me pergjegjesi te larte misionin e saj.

Eshte kjo diplomaci dhe keta ambasadore, qe me perkushtim te madh bene gjithçka ne mbeshtetje te Pavaresise se Kosoves dhe njohjeve nderkombetare te saj, nderkohe qe neo-bllokmeni Edi Rama vendoste çelesin e arte te Tiranes ne gjoksin e albanofobit famezi Bregovic. Rama urren keta diplomate dhe me gjuhen e dajos se tij i quan dhe "hajvane" sepse ata kane luajtur rol te pazevendesueshem ne firmosjen e Marreveshjes se Stabilizim- Asociimit, ne anetaresimin e vendit ne NATO, ne heqjen e vizave, ne rekomandimin dhe marrjen e statusit te vendit kandidat. Nderkohe qe ai vete fuste bilbila dhe bori ne parlament per te bllokuar firmosjen e MSA, protestonte me portrete te Enver Hoxhes kunder anetaresimit ne NATO, beri greva urie dhe protesta per te bllokuar heqjen e vizave, bllokoi me tre ligjet dy here statusin e vendit kandidat.

Rama mashtroi si ordiner kur hapi mbledhjen, duke genjyer se nuk ka patur protokoll me pare per kryetarin e opozites nderkohe qe ai vete prej shtate vitesh, me vendim te Keshilit te Ministrave, eshte trajtuar si nje minister, madje me mbrojtje personale dhe te baneses dhe protokoll te njejte ne levizjet jashte vendit. Midis atyre diplomateve qe ofendoi Rama dje duke i quajtur "hajvane" etj etj, natyrisht ka prej tyre qe kane te meta dhe dobesi, por midis tyre nuk ka vrases, perdhunues apo trafikante si ne kupolen e PS. Asnje prej tyre nuk vuan nga çregullime psikoafektive dhe karakteriale siç vuan vete Rama!”, ka shkruar Berisha në Facebook. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat