Pasuria, Gjoni: Është e bashkëshortes

Shqipëria

Pasuria, Gjoni: Është e bashkëshortes

Më: 23 prill 2014 Në ora: 21:39

nspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive njoftoi sot se ka bërë kallëzim penal ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Apelit dhe anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Gjin Gjoni pas verifikimit të shkeljeve të shumta lidhur me pasuritë qindra mijëra eurosh të tij dhe bashkëshortes.

Por Gjoni i hodhi poshtë akuzat e ngritura ndaj tij. Ai e konsideroi absurde të gjithë këtë situatë dhe faktin se ai nuk është thirrur për asnjë lloj shpjegimi nga Inspektorati, por e ka marrë vesh denoncimin ndaj tij vetëm nga mediat. Ai thotë se pasuritë i takojnë bashkëshortes së tij dhe janë krijuar para se ata të martoheshin. Sipas gjykatësit Gjoni, e gjitha kjo është një farsë politike, që përmes tij të goditet Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe të justifikohen ndërhyrjet që sipas tij shumica kërkon të realizojë në Drejtësi. Sipas njoftimit bëhet fjalë për fshehje të burimeve të pasurive, falsifikime të kontratave të ndryshme me vlera të larta financiare për blerje automjeti apo banesave tepër të shtrenjta, deklarime të rreme apo fshehje të aktiviteteve të bizneseve në pronësi të bashkëshortes. Vetëm për udhëtimet jashtë vendit gjykatësi Gjoni dhe bashkëshortja e tij rezultojnë të kenë shpenzuar, sipas Inspektoratit, afro 250 mijë euro, burimi i të cilave vlerësohet gjithashtu i dyshimtë. Në njoftimin e Inspektoratit theksohet se të gjitha pasuritë e deklaruara nga gjykatësi dhe bashkëshortja e tij, kanë burim financiar të dyshimtë.

Gjykatësi Gjoni akuzohet për “fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë në bashkëpunim, falsifikim të dokumenteve në bashkëpunim, pastrim të produkteve të veprës penale në bashkëpunim, dhe korrupsion”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat