Kryeprokurori nis hetimet për përdorim e FA -së në trafik droge

Shqipëria

Kryeprokurori nis hetimet për përdorim e FA -së në trafik droge

Më: 17 prill 2014 Në ora: 12:30

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla konfirmoi sot se kanë nisur hetimet për akuzat e përfshirjes në trafikun e drogës të Forcave të Armatosura. A i ka ftuar të gjithë deputetët që disponojnë fakte dhe prova t`i paraqesin ato pranë organit të akuzës.

Llalla e bëri këtë deklaratë sot gjatë një komunikimi që pati me mediat.

Prokurori i Përgjithshëm, Llalla tha se institucioni që ai drejton ka marrë një kërkesë nga Ministria e Mbrojtjes për hetime në lidhje me akuzat që u bëhen Forcave të Armatosura.

Denoncimi i parë publik se infrastruktura e Forcave të Armatosura po përdoret për trafik droge u bë disa ditë më parë nga ish – Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat