Berisha: Ka prova për trafikun e drogës në bazat ushtarake (Video)

Shqipëria

Berisha: Ka prova për trafikun e drogës në bazat ushtarake (Video)

Më: 16 prill 2014 Në ora: 20:56

Në një intervistë për ABC News, ish-kryeministri Sali Berisha tha se 15 vjet më parë nisi kthesa përfundimtare për Kosovën dhe mbarë shqiptarët. Ai vlerëson ecurinë e deritanishme të shtetit të Kosovës, ndërsa thekson se pas Rrugës së Kombit duhen bërë dhe hekurudha dhe vepra të përbashkëta energjetike. Për statusin e vendit kandidat, Berisha thotë se, ndonëse qeveria po zhbën ditë pas dite standardet, BE duhet t’i japë statusin e vendit kandidat

Duke kujtuar eksodin e shqiptarëve 15 vjet më parë, ish Kryeministri Sali Berisha, thotë se ishte një ndër ngjarjet më të dhimbshme të shqiptarëve, por historia pas kësaj mori përfundimisht tjetër drejtim për shqiptarët.

Shqiptarët në të dy anët e kufirit mund të kishin bërë shumë më shumë për njëri-tjetrin në këto 15 vite, veçanërisht pas Rrugës së Kombit, sipas tij. Sot ka takime ministrash mbledhje qeverish, por asnjë projekt tjetër madhor për ta

Ndërsa Kosova është në hapat e saj të parë të afrimit me BE, prej disa kohësh Shqipëria nuk po përparon. Problemi janë shqiptarët-thotë ish kryeministri.

Dhjetë vjet më parë Shqipëria kishte pak që kishte hapur negociatat për marrëveshjen e stabilizim asociimit. Gjatë qeverisjes Berisha ajo u firmos, dhe në vitin 2009 u dorëzua aplikimi për statusin e vendit kandidat. Në qershor pritet përgjigja e radhës, vetëm pas të cilës mund të hapen negociatat për anëtarësim.

Ish-kryeministri Berisha deklaroi se ka dokumente qe faktojnë përdorimin e bazës së Gjadrit për trafik narkotikësh. Sinjalet kanë ardhur para disa kohësh. Absurd sipas zotit Berisha është mungesa e transparencës nga kryeministri Rama dhe ministrja Kodheli, e cila gjithsesi, nuk e ka mohuar diçka të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat