Rikthehet dezinsektimi i zonave bregdetare

Shqipëria

Rikthehet dezinsektimi i zonave bregdetare

Më: 9 prill 2014 Në ora: 18:43

Në vetëm pak minuta në pyllin e Divjakës mund të themi fare mirë se përballesh me një sulm të mushkonjave. Imagjinoni sa e vështirë është për një pushues.

Gazetarja e Televizionit Klan Bruna Cami thotë se e ka të vështirë që të realizojë edhe intervistën e me Ministrin e Shëndetësisë teksa flasin pikërisht për këtë temë.

Po mesa duket ky problem do të zgjidhet gradualisht. Ministria e Shëndetësisë ka planifikuar që në muajin maj të nisë me dezinsektimin e zonave më të nxehta.

Divjaka, situatën e të cilës ministri e pa personalisht nga afër, do të jete ndër zonat prioritare të aksionit që do të kryhet nga ajri.

Për herë të fundit procesi i dezinsektimit në Shqipëri është realizuar në vitin 1989. Që prej vitit ‘93 me vendim qeverie ky proces i është deleguar pushtetit vendor.

Por tashmë, për arsye financiare dhe teknike do të kryehet nga pushteti qendror, në partneritet me pushtetin vendor.

Dy janë format që do të kryhet dezinsektimi kundër mushkonjave nga toka dhe ajri. Kjo e përcaktuar në varësi të terrenit nga specialistët e shëndetit publik.

Këtë vit në fokus janë vënë zonat bregdetare. Por nuk do të mungojë dezinsektimi as në zonat urbane, ku vihet re prania e mushkonjës tigër.

Për herë të parë për dezinsektimin do të përdoren agjentë biologjike të cilët nuk kanë asnjë ndikim negativ ne shëndetin e njeriut apo edhe biodiversitet.

Mushkonjat janë shqetësim për mjaft vende të ndryshme në botë. Në vendin tonë janë të evidentuar 43 lloje. Disa janë thjeshtë shqetësuese , ndërsa të tjerat përgjegjëse për transmetimin e sëmundjeve infektive. 13 lloje mushkonjash janë anofele, nga e cila transmetohet sëmundja e malarjes. Dezinfektimi parashikohet ta reduktojë deri në masën 80 përqind praninë e tyre . Por për të parë se sa efikase do të jetë kjo nismë, duhet të presim sezonin veror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat