Rama dhe Meta të varfër. I pari i pastrehë dhe i dyti me borxhe! Drejtoria e pastrimit parave: “7 politikanë të tjerë në hetim”

Shqipëria

Rama dhe Meta të varfër. I pari i pastrehë dhe i dyti me borxhe! Drejtoria e pastrimit parave: “7 politikanë të tjerë në hetim”

Më: 8 prill 2014 Në ora: 22:32

“7 politikanë po hetohen që prej vitit të shkuar për pastrim parash, por ka vonesa të paarsyeshme nga prokuroria që çojnë edhe shuarjen e çështjes”. Nuk πuerfshihet Rama dhe Meta. Kështu deklaroi sot në mbledhjen e Komisionit parlamentar të Sigurisë, Genti Gazheli, Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Teksa raportoi mbi punën e kryer nga institucioni i drejtuar prej tij për periudhën janar 2013 – dhjetor 2013, Gazheli theksoi se është vënë re një rritje e numrit të të dyshuarve.

“Viti 2013 është karakterizuar nga një efikasitet i ulët, po të shohim shifrat gjatë vitit 2012 kemi pasur 22 raste të denoncuara, në vitin 2013 kemi pasur 23 raste të denoncuara dhe në vetëm tre muajt e parë të 2014-ës kemi pasur 20 raste të denoncuara, pra kjo tregon se brenda tre muajve të parë të këtij viti është kryer një sasi e pune e barazvlefshme me gjithë vitin 2013”, – nënvizoi Gazheli.

Kreu i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave theksoi se pavarsisht vullnetit të mirë që mund të kenë drejtuesit e këtij institucioni, prokuroria është një hallkë problematike.

“Gjatë 2013-ës puna nuk ka qenë jo efikase dhe numri i personave të referuar në prokurori ka qenë me rritje shumë të ulët, por ajo që është më problematike se nga prokuroria në gjykatë numri i çështjeve të referuara është shumë më i vogël, ç’ka përbën një pengesë për punën tonë”, – theksoi Gazheli.

Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda, në fjalën e saj tha se raporti i ngjan një historiku të shkruar nga organizata jo fitimprurëse, ndërsa pyeti Gazhelin lidhur me politikanët nën hetim dhe terrorizmin, nëse gjatë hetimeve ka pasur raste të lidhjeve direkte ose jo me pastrimin e parave.

Gazheli u përgjigj se janë 7 politikanë që po hetohen dhe prokuroria është hallka e dobët e sistemit. “Ka vonesa të paarsyeshme nga prokuroria që çojnë edhe shuarjen e çështjes. Kemi 7 politikanë të për të cilët po hetohen që prej vitit të shkuar, ndërsa sa i takon terrorizmit, siç të gjithë e dini aksioni i kryer nga policia pak javë më parë erdhi falë një bashkëpunimi të fortë të të gjithë institucioneve ligjzbatuese përfshirë edhe ne, por ka problemet të tilla”, -nënvizoi Gazheli. /opozita.com/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat