“Nesër më shumë!”- Përfundon protesta e 122-të kundër qeverisë dhe kryeministrit, qytetarët të vendosur: Edi Rama, jep dorëheqjen!

Shqipëria

“Nesër më shumë!”- Përfundon protesta e 122-të kundër qeverisë dhe kryeministrit, qytetarët të vendosur: Edi Rama, jep dorëheqjen!

Më: 29 shtator 2026 Në ora: 23:29
Protesta në Tiranë

Pas marshimit në rrugët e Tiranës, ka përfunduar protesta e 122-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Gjatë protestës, qytetarët përsëritën thirrjet kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.

“Edi Rama, jep dorëheqjen!” dhe “Nesër më shumë!” ishin ndër thirrjet e protestuesve në përmbyllje të tubimit.

Protestuesit deklaruan se do të vijojnë qëndresën edhe në ditët në vijim, ndërsa protesta e radhës pritet të zhvillohet sërish nesër në Tiranë, deri në plotësimit të kërkesave të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat