Plagosje me thikë në Korçë, detajet e para

Shqipëria

Plagosje me thikë në Korçë, detajet e para

Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 19:55
Fotoilustrim

Një person ka mbetur i plagosur me thikë këtë të diele në fshatin Nevicisht të bashkisë së Korçës. Ngjarja mësohet se ka ndodhur pak minuta më parë.

I lënduari është transportuar menjëherë drejt spitalit të qytetit, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Deri më tani nuk ka ende informacione mbi rrethanat e plota të ngjarjes apo identitetin e personit të lënduar.

Ndërkohë, priten më shumë detaje nga hetimet dhe njoftimet zyrtare për zbardhjen e plotë të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat