Bora e parë në Kukës, reshjet zbardhin zonën pranë Tunelit të Kalimashit

Kukësi

Bora e parë në Kukës, reshjet zbardhin zonën pranë Tunelit të Kalimashit

Më: 23 nëntor 2026 Në ora: 18:27
Bora në Kukës

Reshjet e para të dëborës kanë përfshirë këtë të hënë zonën e Kalimashit.

Temperaturat e ulëta kanë sjellë reshje dëbore, duke zbardhur peizazhin dhe duke sjellë atmosferën e parë dimërore në këtë zonë të Kukësit.

Dëbora e parë shënon ardhjen e motit dimëror në zonat malore të verilindjes së vendit.

Ndërkohë, drejtuesit e automjeteve që lëvizin në aksin rrugor në këtë zonë këshillohen të tregojnë kujdes për shkak të temperaturave të ulëta dhe kushteve atmosferike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat