Kriteret e pranimit në Mjekësi, në vitin e ri akademik do të pranohen 500 studentë të rinj

Shqipëria

Kriteret e pranimit në Mjekësi, në vitin e ri akademik do të pranohen 500 studentë të rinj

Më: 29 mars 2024 Në ora: 12:25
Foto ilustrim

Universiteti i mjekësisë shpall kriteret e pranimit për maturantëtë që duan të nisin studimet për mjekësi në tetor.

Zhurma e madhe që shkaktuan protestat e studentëve në lidhje me punën e detyrueshme në vendin e tyre në fund të studimeve nuk ka marrë ende një zgjidhje përfundimtare pasi pritet të bëhën ndryshimet nga komisioni i shëndetësisë, arsimit dhe i ligjeve.

“Kriteret janë njësoj si të vjetshme. 70% të pikëve janë ato kritere që kanë qenë historikisht në universitetin e mjekësisë”- tha rektori Arben Gjata.

Në vitin e ri akademik do të pranohen 500 studentë të rinj në mjekësi ku mesatarja e lartë afro 9.8 të atyre që fitojnë të drejtën e studimit bën diferencën me krirterin e parnimit që është mbi 8.5

“Brenda muajit prill do t’i bëjmë një testim studentëve për të parë rezultate gjatë këtij viti nëse përkojnë më atë të testimit të informatizuar apo dhe me rezulatet e maturës shtetërore.

Pas një viti pyetjet e testimit të informatizuar do të bëhën në bashkëpunim më Univeristetin e Kembrixhit për të ritur edhe më shumë cilësinë e studentëve”– tha Gjata.

Deri në fund të këtij sesioni paralamnetar studentët e rinj dhe jo vetëm do të njihen edhe me ndryshimet që Gjykata Kushtetuese i ka kërkuar të bëjë paralmentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat