Bardhi i përgjigjet Kuvendit nga Kavaja: Xhaçka grabiti 10 mijë m2 tokë publike dhe vazhdon të mbrohet në kundërshtim me Kushtetutën

Shqipëria

Bardhi i përgjigjet Kuvendit nga Kavaja: Xhaçka grabiti 10 mijë m2 tokë publike dhe vazhdon të mbrohet në kundërshtim me Kushtetutën

Më: 26 mars 2024 Në ora: 18:54
Gazment Bardhi

Ndërsa kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolli, i ktheu përgjigje kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike për mandatin e deputetes Olta Xhaçka, Gazment Bardhi reagoi nga Kavaja,

Ai tha se ish-ministrja e Jashtme grabiti 10 mijë m2 tokë për të ndërtuar në resort dhe se ajo mbrohet nga qeveria.

“Ish-ministrja e Jashtme, deputetja e PS Olta Xhacka bën burrin investitor strategjik, grabit 10 mijë m2 tokë për të ndërtuar në resort, por sot nuk është as në burg, as i hiqet mandati i deputetit, sepse kështu vendos Edi Rama, sepse ajo është bashkëounëtore e Edi Ramës.

Ndërsa ndaj opozitës shkelet Kushtetuta, ndaj grabitësve të Qeverisë, bëhet mbrojtje politike, shkelet Kushtetuta, nuk zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ky është modeli që na ofron qeverisja e Edi Rama”, tha midis të tjerash Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat