Ekzekutimi i Gentjan Bejtjas/ Gazetarja: Dyshohet për bashkëpunëtorë brenda fshatit

Shqipëria

Ekzekutimi i Gentjan Bejtjas/ Gazetarja: Dyshohet për bashkëpunëtorë brenda fshatit

Më: 21 mars 2024 Në ora: 23:22
Anduena Llabani

Gazetarja Anduena Llabani thotë se policia ka në fokus të hetimeve për vrasjen e Gentjan Bejtjas javën e kaluar në oborrin e shtëpisë, edhe banorë të fshatit Larushk. Gazetarja kujtoi që në vitin 2016, kur Bejtjas iu bë një atentat, babai i tij akuzoi Durim Bamin, si personi që ka dashur t’i eliminojë të birin.

“Në 2016 është vënë një sasi e konsiderueshme tritoli poshtë makinës, e cila është aktivizuar me anë të celularit. nga shpërthimi, mori goxha plagë por i shpëtoi. në atë kohë familja deklaroi publikisht se autorët e këtij atentati ishin familja Bami, pra Durim Bami. Babai i Gentjan Bejtjas e ka deklaruar në media se Durim Bami tentoi të vrasë djalin tim. Në atë kohë, është e vërtetë që autorët e këtioj atentati ishin 4 persona. 4 atëherë dhe 4 sot. 4 autorë që u arrestuan, u gjykuan dhe madje dy prej tyre janë dënuar me 21 vite burg. Dy prej tyre u arratisën, njëri nga komisariati tjetri nga një vend i ruajtjes së dënimit. Njëri u kap në Itali, tjetri në Francë.“, u shpreh gazetarja në emisionin “360 gradë” të Artur Zhejit.

Sipas saj, dyshohet se persona brenda fshatit të kenë dhënë informacione për lëvizjet e Bejtjas.

“Një ngjarje që në akt ekspertizën mjeko ligjore, ishte një fakt që në trupin e tij janë derdhur 30 plumba, një trup human është bërë shoshë. Nuk kishte parë ndonjëherë mjekësia ligjore që një trup të mbante 30 gëzhoja kallshnikovi. Dhe këtu duket një hakmarrje shumë e keqe. Përveçse është një mesazh mënyra se si është vrarë brenda oborrit, në hartën e policisë, janë edhe shumë banorë që mund të kenë sinjalizuar autorët për lëvizjen e viktimës, për hyrjen e tij në shtëpi. Ndaj e kujtova vitin 2016, sepse babai i viktimës që flasim sot ka akuzuar familjen Bami për vrasjen. Ata janë aty, jetojnë në një komunitet. Kemi bashkëpunëtore brenda fshatit, që kanë qenë të paguar dhe interesuar për likuidimin e tij.”, shtoi gazetarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat