Spiropali për ngritjen e dy komisioneve: Presim të diskutojmë për amnistinë penale

Shqipëria

Spiropali për ngritjen e dy komisioneve: Presim të diskutojmë për amnistinë penale

Më: 15 mars 2024 Në ora: 17:05
Elisa Spiropali

Ministrja për Marrëdhëniet me Shtetin, Elisa Spiropali ka përgëzuar deputetët e opozitës për arritjen e marrëveshjes me maxhorancën për ngritjen e dy komisioneve hetimore.

Në një prononcim për mediat, Spiropali tha se tashmë seancat plenare të se enjtes do të jenë të plota dhe me diskutime.

I përgëzoj dhe deputetët e opozitës që janë anëtarë të Konferencës së Kryetarëve.

Gjetëm një dakordësi të shpejtë për çështje që kemi qenë të gatshëm që të japim kontribut. Të ënjten seancat parlamentare do të jenë më të plota, transparente për publikun, Qeveria është e gatshme që këto propozime t’i diskutojmë. Do të diskutojmë të gjitha ligjet, siç është rasti i amnistisë.”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat