Dënimi i Fredi Belerit, Berisha: Rama nuk pranon vullnetin e qytetarëve, me këta akt u faktoi shqiptarëve se kurrë…

Shqipëria

Dënimi i Fredi Belerit, Berisha: Rama nuk pranon vullnetin e qytetarëve, me këta akt u faktoi shqiptarëve se kurrë…

Më: 5 mars 2024 Në ora: 19:13
Foto ilustrim

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi dënimin me dy vite burg të kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës. Nga shtëpia e tij, ku prej 30 dhjetorit ndodhet në arrest shtëpie, Berisha u shpreh se Rama nuk pranon vullnetin e qytetarëve.

Sipas tij, me këtë akt kryeministri Rama u faktoi shqiptarëve ‘se pavarësisht se si ju do të votoni, kurrë nuk do të keni atë që doni me votën tuaj’.

Berisha thekson se është jetike beteja pa kthim për përmbysjen e regjimit, ‘e narko regjimit të bazuar në aleancën e pushtetit me organizatat kriminale, me korrupsionin dhe vjedhjen e shqiptarëve, me drogën’.

“Sot ai dëshmoi para shqiptarëve me dënimin e kryetarit të zgjedhur me votën e qytetarëve të Himarës, Fredi Belerit, me dënimin pa asnjë shkak, pa asnjë faj, me dënimin mbi bazën e një dosje të stisur si në kohërat më të zeza të sigurimit të shtetit.

Me dënimin e tij, Edi Rama, miqtë e mi, ju faktoi shqiptarëve se pavarësisht se si ju do të votoni, kurrë nuk do të keni atë që doni me votën tuaj.

Ky përbën një akt flagrant të këtij armiku të egër të votës së lirë të shqiptarëve.

Të dënosh me një proces farsë, një qeveritar të zgjedhur vendor, do të thotë se nuk pranon vullnetin e qytetarëve se dhe drejtësinë e ke shndërruar në një vegël të verbër të pushtetit të krimit”, tha ndër të tjera Sali Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat