Merita Toska: Mekanizmi financiar për mbështetjen e bashkive është nyja e madhe që duhet zgjidhur

Shqipëria

Merita Toska: Mekanizmi financiar për mbështetjen e bashkive është nyja e madhe që duhet zgjidhur

Më: 1 mars 2024 Në ora: 22:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Merita Toska, zv/rektore ne universitetin Polis, e ftuar në emisionin “Sintezë” nga Brenton Kotorri në News 24, theksoi se nyja e problemit të bashkive është zgjidhja e mekanizmit financiar.

Përtej disa rregullimeve të vogla të reformës territoriale, unë mendoj që mekanizmi financiar për mbështetjen e bashkive është nyja e madhe që duhet zgjidhur. Në qoftë se nuk zgjidhet kjo nyje, mund t’i bësh 100 mund t’i bësh 30 prapë problemi është tek dera.

Çështja është mekanizmi se si funksionon pjesa e planifikimit, zbatimit dhe monitorimit të parave publike.

Ky është edhe një problem qendror jo vetëm vendor. Në qoftë se nuk zgjidhet kjo nyja, nuk mendoj se do të zgjidhë ndryshimi i numrit të bashkive”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat