Brataj zbulon gjendjen aktuale se ç’po ndodh me numrin e traumave në krahasim me aksidentet

Shqipëria

Brataj zbulon gjendjen aktuale se ç’po ndodh me numrin e traumave në krahasim me aksidentet

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 09:27
Skënder Brataj

Dy muajt e parë të vitit kanë regjistruar rënie të numrit të traumave të shkaktuara nga aksidentet.

Në një intervistë televizive drejtori i urgjencës kombëtare Skënder Brataj bën me dije se mesatarisht çdo ditë raportohet për 10 aksidente.

“Tek 127 janë të gjitha thirrjet, për cdo sëmundje që nga pulmonare, kardiopatikët ato renale, gastrointestinale, por sigurisht dhe traumat janë një shkak tjetër i grupit të madh të sëmundjeve, dhe përsa i përket numrit të tyre, fatmirësisht këtë vit është disi në rënie, nga 11 trauma që ka qenë mesatarja ,në ditë ne jemi në 10 në dy muajt e parë”, tha Brataj.

Në gjykimin e Brataj, ky numër i aksidenteeve është i ulët në raport me shifrat e automjeteve që qarkullojnë në vend.

“Ajo që më ra në sy është fakti i statistikeve që ne mblodhëm, është fakti i 10 milion njerëz gjëja më e habitshme ishte se kanë hyrë në Shqipëri 2 milion 700 makina, janë regjistruar 80 mijë makina, kështu që po ta marrësh me nr makinash ka një përmirësim shumë të mirë të treguesve”, tha më tej Brataj.

Sipas të dhënave zyratre të Institutit të Statistikave për muajin janar të këtij viti janë regjistruar 162 aksidente rrugore dhe janë lënduar 229 persona, disa prej të cilëve kanë ndërruar jetë. Ekspertët thonë se aksidentet rrugore, në 84 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit, ndërsa në 16 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat