I dënuar me burg për kultivim kanabisi, arrestohet 46-vjeçari në Krujë

Shqipëria

I dënuar me burg për kultivim kanabisi, arrestohet 46-vjeçari në Krujë

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 14:48
Foto ilustrim

Ilir Xaka i dënuar me 3 vjet e 9 muaj burgim, për kultivim të bimëve narkotike është arrestuar këtë të hënë nga policia.

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë e ka dënuar 46-vjeçarin, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi në vitin 2022 ka mbjellë lëndë narkotike në malësinë e Krujës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thueht në njoftimin e policisë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, në rrugën “Donika Kastrioti”, u kap dhe vu në pranga shtetasi Ilir Xaka, 46 vjeç, banues në Krujë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar 46-vjeçarin, me 3 vjet, 9 muaj e 14 ditë burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi në vitin 2022, ka kultivuar bimë narkotike, në malësinë e Krujës”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat