“Erdhi me dëshirë”- Zbardhet dëshmia e kirurgut në Tiranë që abuzoi me 16-vjeçaren

Shqipëria

“Erdhi me dëshirë”- Zbardhet dëshmia e kirurgut në Tiranë që abuzoi me 16-vjeçaren

Më: 19 janar 2024 Në ora: 16:53
Mjeku kirurg, Dervish Hasi

Mjeku kirurg, Dervish Hasi, i cili u arrestua ditën e djeshme për abuzim seksual dhe shfrytëzim prostitucioni të një 16-vjeçareje, ka deklaruar para hetuesve se e mitura kishte shkuar me dëshirë tek ai.

Euronews.al raporton se të njëjtën dëshmi ka dhënë edhe vetë 16-vjeçarja, e cila ka thënë se shkonte me dëshirë te Hasi.

Nga ana tjetër, familjarët e të miturës kanë deklaruar se kishin insistuar në shkëputjen e lidhjes mes 16-vjeçares dhe Hasit, por e mitura këmbëngulte se nëse kjo ndodhte, ajo do i jepte fund jetës.

Kujtojmë se e mitura prezantohej si gruaja e katërt e Dervish Hasit, i cili kishte edhe tri gra të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat