Antimafia “zbarkon” në SPAK, Nuredin Dumani ‘minierë ari’ dhe për hetuesit e huaj

Shqipëria

Antimafia “zbarkon” në SPAK, Nuredin Dumani ‘minierë ari’ dhe për hetuesit e huaj

Më: 19 janar 2024 Në ora: 12:50
Nuredin Dumani

Killeri me pagesë Nuredin Dumani, i penduari i SPAK, që ka rrëfyer dhe zbardhur dhjetëra ngjarje kriminale në Shqipëri po shikohet si një “minierë ari” edhe nga hetuesit e huaj.

Ai dyshohet se ka informacion edhe për krime që kanë ndodhur jashtë territorit të vendit. Të enjten në SPAK kanë mbërritur agjentë të autoriteteve italiane të cilët e kanë marrë në pyetje në praninë e një përkthyesi.

Sipas informacioneve hetuesit e Antimafias e kanë pyetur Nuredin Dumanin për trafikun e lëndëve narkotike por edhe vepra të tjera penale.

Burime të tjera bëjnë me dije se interes për të pyetur  vrasesin me pagesë për ngjarje të caktuara ku janë përfshirë grupe kriminale shqiptare kanë shfaqur edhe angjenci të tjera ligjzbatuese të vendeve europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat