Shkollë për pronat! Pjesë e shkollës profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë

Shqipëria

Shkollë për pronat! Pjesë e shkollës profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë

Më: 12 janar 2024 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Shkollës profesionale “Kolin Gjoka”, tashmë veç 5 drejtimeve të saj, në fushat e ndryshme të biznesit, do t’i shtohet një tjetër profil, ai i pasurive e të paluajtshme, e cila do të funksionojë si shkollë dy vjeçare.

Ky institucion arsimor do të jetë si pjesë e shkollës profesionale “Kolin Gjoka”, ndërsa hapja e saj vjen si një nevojë e tregut për punonjës të kualifikuar.

Bardh Dedgjonaj, drejtori i shkollës,  thotë se kërkesat për regjistrime kanë qenë të larta, duke kaluar kështu dhe pritshmëritë e tyre, për këtë profil të ri.

Arsimi profesional në Lezhë po merr gjithnjë e më shumë vëmendjen e të rinjve, ndërsa hapja e këtij profili të ri, ka rritur edhe më tepër kërkesat për regjistrime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat