Shpërndanin kanabis pranë shkollave, e pësojnë keq dy të rinjtë në Tiranë

Shqipëria

Shpërndanin kanabis pranë shkollave, e pësojnë keq dy të rinjtë në Tiranë

Më: 11 janar 2024 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi u kapën duke shitur lëndë narkotike.

Gjatë aksionit të zhvilluar në kryeqytet janë sekuestruar doza lënde narkotike kanabis, gati për shitje, një grirëse metalike dhe një automjet që përdorej për këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi:

Evidentohet dhe goditet, nga Komisariati i Policisë Nr. 4, një rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza, afër shkollave.

Vihen në pranga 2 shtetas të cilët u kapën në flagrancë me doza kanabisi, në afërsi të një shkolle, në Rrugën Bardhyl.

Sekuestrohen doza lënde narkotike kanabis, gati për shitje, një grirëse metalike dhe një automjet që përdorej për këtë veprimtari kriminale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se dy shtetas shisnin lëndë narkotike kanabis, në afërsi të një shkolle në Rrugën Bardhyl, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, në afërsi të një shkolle në këtë rrugë, u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit D. Gj., 26 vjeç dhe A. B., 26 vjeç, banues në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat