Vrasja në Peqin, dëshmia e shefit të policisë së burgut: Nuk kam asnjë dijeni nga është futur arma

Shqipëria

Vrasja në Peqin, dëshmia e shefit të policisë së burgut: Nuk kam asnjë dijeni nga është futur arma

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 13:10
Vrasja në Peqin, dëshmia e shefit të policisë së burgut: Nuk kam asnjë dijeni nga është futur arma

Është zbardhur dëshmia e shefit të policisë së burgut Gani Muça, i cili ka dëshmuar se nuk ka dijeni se nga mund të jetë futur arma me të cilën kreu vrasjen Sokol Mjaçja brenda ambienteve të IEVP-së.

Kam marrë turnin e parë në orën 07:00, i cili zgjat deri në orën 14:00, kur mbaron dhe orari i ajrosjes për të dënuarit. Në orën 12:00 me 14:00 ka qenë i planëzuar me grafik për ajrosje sektori 1 dhe dy. Në dhomën numër 9 të sektorit 1 qëndronte i dënuari Sokol Mjacaj, ishte akomoduar aty prej 3 ose 4 ditësh dhe qëndronte në dhomë me të dënuarin me inicialet E. U. Rreth orës 13:40 pasi isha në ambientet e ajrosjes, ngjitem në sektorin 1 i shoqëruar nga kolegu i ajrimit, Ilir Balla, shtetasi Sokol Mjacaj, i cili duke shkuar në dhomë i thotë përgjegjësit të sektorit Erjon Çilaj; mos të iki shoqëruesi poshtë se do dalë prapë”.

Pasi u fut në dhomë për një moment doli prapë dhe zbriti poshtë.Më pas u kthyen të dënuarit duke u sistemuar nëpër dhoma, ndërsa Sokoli nuk u kthye por më vonë kam kuptuar që ai kishte qëlluar me armë në drejtim të shtetasit Arben Lleshi. Detyra ime është që të mbikëqyr të dy sektorët, duke mbajtur komunikim me punonjësit e policisë së sektorëve dhe me përgjegjësit e hyrjes 1 të katit 2 B.

Nuk kam dijeni që Sokoli të ketë pasur konflikt me Arbenin, madje ata qëndronin në kate dhe sektorë të ndryshëm. Ne nuk e kemi thirrur, mendoj se duhet të jetë ngjitur vetë. Jo nuk kam asnjë dijeni në lidhje me armën, nëse Sokoli e ka marrë diku apo t’ja ketë dhënë dikush. Nuk kam parë që të ketë marrë ndonjë gjë nga dhoma. Me rregullore të dënuarit kur dalin ose hyjnë në ajrim kontrollohen nga grupi i sigurisë dhe specialistët e trupës, por në mungesë të tyre në rastin konkret nuk janë kontrolluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat